Disney feston 100-vjetorin

Nga skicat e Mickey Mouse deri tek këpucët e famshme të Hirushes, një ekspozitë e re është hapur në Londër ne kuadër të 100 vjetorit të botës magjike te Disney-t.

Arkivi i Walt Disney ka përzgjedhur një sere pikturash, kostumesh dhe animacione klasike si “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe “Libri i xhunglës”, si dhe prodhimet si “Cruella” dhe “Bukura” dhe Bisha”.

Më shumë se 250 artikuj janë të ekspozuar në “Disney 100: The Exhibition” , e cila fillon me një prezantim për animatorin dhe producentin Ëalt Disney dhe personazhin e tij, Oswald The Lucky Rabbit, që thuhet se është një prototip për Mickey Mouse.

Gjithashtu i pranishëm në këtë ekspozitë ishte dhe Bret Iwan, i cili ka imituar personazhin e Mickey Mouse që nga viti 2009.

Bret Iwan: Por me të vërtetë, çdo ditë zgjohem dhe nëse kam një seancë regjistrimi, shkoj. E imitoj atë në detaje për të kënaqur audiencën veçanërisht fëmijët të cilët janë të apasionuar prej këtij personazhi vizatimor.

Përgjatë 10 galerive të ekspozitës, vizitorët mund të kalin e karuselit të përdorur nga Dick van Dyke në “Mary Poppins” deri tek modelet e prodhimit të personazheve Lumiere dhe Cogsworth nga xhirimi i “E Bukura  dhe Bisha”.

Pjesë e ekspozitës janë edhe skica si dhe artikuj nga filmat Marvel, Pixar dhe “Star Wars”, tani pjesë e konglomeratit Disney.

I pyetur nëse është ndjerë ndonjëherë i shqetësuar për inteligjencën artificiale si një kërcënim për punën e tij, Iwan shprehet se: Jam shumë me fat që e di se Mickey kërkon një ngrohtësi të njerëzve, saqë nuk kam marrë shumë kohë për t’u shqetësuar prej saj. Gjithmonë përpiqem t’i referohem asaj që bëri Walt  Disney. Një nga pjesët e mia të preferuara është nga një film vizatimor i quajtur “The Pointer” ku Mickey është për gjueti dhe ai ndeshet me këtë arush pas tij.  Mickey disi e pranon famën e tij, gjë që mendoj se ishte interesante në këtë moment.  Më pëlqen të shoh se sa shumë të tjerët e duan Mickey-n dhe sa gëzim buron nga ai , qoftë kjo një film vizatimor që po shikon dikush, qoftë duke e parë atë në parqe apo pelushi i Mickey Mouse me të cilin rritet fëmija dhe mban aq fort. Mickey është thjesht një pjesë thelbësore e fëmijërisë  sonë. Të luaj edhe pjesën më të vogël të këtij personazhi kaq të dashur për të gjithë është shumë e veçantë për mua.

Bret shprehet gjithashtu se Inteligjenca artificiale kurrë nuk mund ta zhbëjë krijimin 100 vjeçar të këtyre personazheve të cilët janë autentikë.

Bret Iwan: Unë kur imitoj Mickey përpiqem që të jap maksimumin dhe nuk mendoj që atë mund ta zëvendësojë inteligjenca ajo mund ta modernizojë vetëm, por jo të ndryshojë autenticitetin e tyre. Unë mendoj se për sa kohë që ne mund t’i japim përparësi personazheve tanë, atëherë do të jemi mirë.

Mickey Mouse u krijua në vitin 1928 pasi Walt, pas një mosmarrëveshjeje me producentin Charles Mintz, i cili kishte humbur të drejtat për personazhin e tij më të suksesshëm të filmit vizatimor, “Oswald the Lucky Rabbit” dhe kishte nevojë urgjente për një zëvendësim.

Miti që ka mbizotëruar është se Mickey (i quajtur fillimisht Mortimer) ishte tërësisht një krijim i Disney-t, një personazh i frymëzuar nga një mi i përkëdhelur në Kansas City. Ishte një krijim kolosal. Vetë Disney, i cili huazoi zërin e mprehtë të Mickey-t, mori pothuajse të gjitha meritat dhe së shpejti ai dhe Mickey Mouse u bënë emra të njohur në mbarë botën.

Këto personazhe mbeten të vërtetë dhe universalë për dekada. Jo vetëm që Walt Disney ishte forca shtytëse pas suksesit të Disney-t, por krijuesi Walter Elias Disney gjeti kohën dhe energjinë për një projekt tjetër intensivisht personal: parkun e parë tematik në botë, Disneyland, i cili u hap në Anaheim, Kaliforni në 1955.

Ekspozita po qëndron e hapur në ExCel të Londrës dhe një version tjetër i së cilës do të hapet në Çikago muajin e ardhshëm. Disney ka prodhuar ndër vite qindra filma dhe disa seri televizive. Filmat e Disney kanë qenë një shtyllë ikonë në kulturën popullore për shekullin e kaluar, me miliona – nëse jo miliarda – njerëz që kanë parë filmat e animuar të kompanisë me famë botërore.

Aventura filloi në Hollywood më 16 tetor 1923, kur Walt Disney nënshkroi një kontratë për një seri filmash, gjysmë të animuar: Alice’s Ëonderland dhe pikërisht kjo datë shënon fillimin e suksesit të Walt Disney.

Vitet e fundit, megjithatë, Disney është kthyer në kasafortë dhe ka rinovuar filmat e saj më legjendarë për fëmijët e sotëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share