NXËNËSIT MBAJNË MËSIM ME XHUPË, MË HERËT LËSHOHEN NË SHTËPI
Po shkojnë në shtëpi pasi në shkollë nuk ka ngrohje qëndrore. Të veshur me xhupë po mbajnë vetëm 3 orë mësimore edhe atë të shkurtura.
“Në orë po rrimë me xhupë dhe na kanë lëshuar.
Sa orë i keni mbajtur?
Dy vetëm”.
Drejtori i shkollës së mesme Cvetan Dimov, Visar Durak thotë se të gjitha faturat ndaj ngrohtores janë të paguara dhe se presin që sa më shpejtë të rregullohet kjo çështje që nxënësit mos të humbin nga procesi mësimor.
“Nxënësit dje dhe sot kanë ardhur në mësim, jemi munduar t’i mbajmë aq sa kemi mundësi dhe kushte por përshkak temperaturave të ulëta sidomos në ndërrimin paradite, kushtet dhe mundësitë janë të vogla” – tha Visar Durak, drejtor i shkollës së mesme ‘Cvetan Dimov’.
Edhe disa shkolla fillore dhe çerdhe të cilat janë në rajonin e lagjes Shkup Veri nuk kanë ngrohje qëndrore. Shumë prindër nuk po i lëshojnë fëmijët e tyre në shkollë thotë drejtoresha e shkollës fillore Penko Mevlide Kryeziu.
“Shumica e prindërve nuk i kanë lëshuar fëmijët në shkollë shkaku se nuk kemi ngrohje, nuk ka kushte për mësim. Po presim nga ngrohtorja se si do të vijojnë punët dhe të marrim një vendim si shkollë” – tha Mevlude Kryeziu, drejtoreshë e SHF Petar Zdravkovski Penko.
Në bisede telefonike drejtori i ngrohtores Shkup Veri, Kushtrim Ramadani tha se në process e sipër janë disa marrëveshje juridike që ngrohtorja të fillojë të funskionojë pa probleme. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi