DIPLOMACIA E RMV-së
Pas tri përpjekjeve të pasuksesshme që të zgjidhet Sekretari I Përgjithshëm I Këshillit për Bashkëpunim Rajona, funksionin që si ushtruese detyre e kryente, Majlinda Bregu e Shqipërisë, në Shkup është arritur marrëveshja.
Kandidat është Amer Kapetanoviq nga B e H.
Marrëveshja është arritur në fund të kryesimit njëvjecar të RMV-së me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore.
Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, e vlerësoi këtë si fitore të diplomacisë së RMV-së, njëjtë sikurse arritja e marrëveshjes në takimin Ministror të OSBE-së në Shkup në dhjetor 2023, që Malta ta merr kryesimin me këtë organizatë.
Marrëveshja që Amer Kapetanoviq të jetë Sekretar I Përgjithshëm, duhet të zyrtarizohet nesër më 13 qershor në Shkup, ku do të mbahet Takimi I Ministrave të Jashtëm dhe Samiti I Shefave të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëounimit në Evropën Juglindore ku nikoqirë do të jenë Ministri Osmani dhe Presidentja Siljanovska.
Nga Greqia, si përfaqësues në takimin e Shkupit, do të marrë pjesë Ministri I Jashtëm, Jorgos Gerapetritis.
Kjo do të jetë vizita e parë e një funksionari të lartë grek, pas tensioneve Shkup – Athinë rreth Marrëveshjes së Prespës, që nisën me mos shfrytëzimin e emrit kushtetues të Presidentes Siljanovska gjatë ceremonisë së inaugurimit.
Krahas RMV-së dhe Greqisë, pjesë e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore janë edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, B e H, Bullgaria, Kroacia, Moldavia, Sllovenia, Rumania dhe Turqia./tvklan.mk/