Diplomaci ekonomike me Jordaninë

MAQEDONIA E VERIUT KA NEVOJË PËR TREGJE TË REJA, JORDANIA KA NEVOJË PËR USHQIM

Mundësi për shkëmbimin e ushqimit dhe të produkteve bujqësore ka hapur vizita e sotme e Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani në Jordani dhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në fushën e diplomacidë dhe atë të bujqësisë. Kriza aktuale ekonomike dhe e  sigurisë imponojnë nevojën për diversifikimin e tregjeve, kanë deklaruar ministrat Osmani dhe Ajman Safadi në konferencën e përbashkët për shtyp në Aman.

Maqedonia e Veriut dhe Jordania ndajnë sfida globale, por edhe të tyre, ekonomike dhe të sigurisë, të cilat pjesërisht mund të zbuten përmes diplomacisë ekonomike. Ministrat e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ajman Safadi, në konferencën e përbashkët për shtyp sot në Aman kanë publikuar një pjesë të planeve për avancim të bashkëpunimit.

                                                                                             

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat aktuale me sigurinë e ushqimit në këtë rajon dhe për nevojën për diversifikimin e furnizimit. Nga ana tjetër ne kemi potencial për të cilin na duhen tregje të reja. Nuk kam dyshim se ky do të jetë edhe një hap drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe”, është shprehur Bujar Osmani.

“Sot kemi diskutuar për promovimin e turizmit, bashkëpunim dhe mundësi për linja direkte ajrore në mes dy vendeve, për bashkëpunim kulturor dhe të llojeve të tjera. Në plan rajonal kemi biseduar për sfidat e shumta me të cilat përballemi dhe kemi arritur marrëveshje që të vazhdojmë të punojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit që është kërcënim për të gjithë ne”, ka deklaruar Ajman Safadi, Ministër i Punëve të Jashtme, Jordani.

Osmani e falenderoi kolegun e tij për rolin që luan Jordania për zbutjen e pasojave të krizës me emigrantët sirianë, e cila përmes Ballkanit u përhap pothuajse në gjithë Evropën. Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e Amanit për anëtarësim në Bashkimin e Vendeve të Mesdheut, partneritet multilateral për avancimin e integrimit të integrimit rajonal dhe kohezion në mes vendeve evropiane dhe mesdhetare. Nesër Mbretëria e Jordanisë do të jetë nikoqire Konferencës Mesdhetare të OSBE-së, në moment kur Maqedonia e Veriut përgatitet ta marrë kryesimin me organizatën gjatën vitit të ardhshëm./KlanMacedonia/

Gazetar: Biljana Georgievska

Lexo gjithashtu
Total
0
Share