Megjithëse dje u festua Dita e Verës me temperatura relativisht të ngrohta, gjatë diës së sotme kishim rënie të temperaturave. Mbëmjen e sotme komunikacioni zhvillohet në rrugë te lagështa, ndërsa në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë kanë fillluar edhe rreshje të borës.
Nga pamjet e siguruara nga KlanMaqedoni vërehet se në këtë aks rrugor, në afërsi të vendit të quajtur “Strazhë” po bie borë me intensitet të theksuar. Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës rrugore./KlanMacedonia.