Paralajmëruesit për bomba në institucionet publike janë të inkurajuar nga paaftësia e shtetit pët t’u përballur me to, vlerëson profesori thotë profesori Zllate Dimovski nga Fakulteti i Sigurisë, në një intervistë për REL.
Sipas ekspertit për siguri Zllate Dimovski paralajmërimet për bomba janë bërë një problem i madh që vazhdon të ndodhë me intensitet të shtuar, për shkak se vendi ende nuk ka gjetur modalitetin e duhur për t’u përballur me to. Ngjashëm, sipas profesor Dimovskit, ka qenë edhe në rajon, Serbi dhe Mal të Zi, por së fundmi ka rënë, pasi siç duket atje kanë gjetur modalitetin e duhur për përballje me denoncuesit e rremë, përcjell KlanM.
“Natyrisht, do të jetë e nevojshme të reagojmë në nivel shtetëror dhe të kërkojmë përvojën e tyre, njohuritë dhe aftësitë e tyre, të cilat ata i aplikuan në atë kontekst, për të marrë të dhëna të tilla që të veprojnë dhe normalisht të zbatojnë të njëjtin modalitet tek ne, sepse edhe tek ne kemi pothuajse të njëjtën mënyrë raportimi për bombat e vendosura”, thotë profesori Zllate Dimovski.
I pyetur nëse do të ishte më mirë që këto paralajmërime për bomba të mos trajtoheshin si kërcënime për sigurinë dhe për të njejtat të mos njoftohet opinioni, profesori Dimovski u përgjigj se mund të jetë qasje e mirë, por do të ishte përtej arsyes për ta bërë këtë në vendin tonë
“Ndodh me popullatën që na prek më shumë, me fëmijët tanë dhe në institucione të caktuara publike. Lajmërojmë apo jo, shumica e qytetarëve do ta marrin vesh sërish. Qëllimi i atyre që e bëjnë këtë është në fakt të marrin më shumë publicitet, të përhapin atë famë dhe thjesht të arrijnë atë efekt frike. Ai efekt frike është arritur dhe ata inkurajohen”, thotë Dimovski.
Denoncuesit, sipas Dimovskit, po bëhen të pacipë, sepse ne nuk mund t’i zbulojmë. Ata thjesht duan t’i përhapin ato thashetheme të cilët tashmë po depërtojnë thellë në vetëdijen tonë. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme qeveria paralajmëroi udhëzim të ri dhe aktivitete të reja, për tu përballur me alarmet për “bomba’. MPB-ja me patrulla të përhershme policore do t`i sigurojë shkollat në rast të denoncimeve për “bomba”. Krahas kësaj, nëpër shkolla do të dorëzohen udhëzime nga MPB-ja, kurse Drejtorët e shkollave do të marrin udhëzime nga Ministria e Arsimit se sit ë veprojnë në rast të alarmeve për bomba./KlanMacedonia