Dimovski letër të hapur Osmanit

OSMANI DIMOVSKIT: IDENTITETI MAQEDONAS DO TË MBETET I PAPREKUR

lija Dimovski nga partia opozitare VMRO DPMNE, përmes rrjeteve sociale, i është drejtuar me një letër të hapur shefit të diplomacisë Bujar Osmanit rreth pranimit të propozimit francez. Dimovski kërkon  nga Osmani që të veproj më me maturi. Ai në letër e bënë këtë krahasim.

 Imagjino Bujar dikush të ju propozon dhe ju shtyn,dhe ju, për më tepër, të nënshkruani dhe pranoni që: Së pari, Shqiptarët në Maqedoni nuk janë i njejti popoull me shqiptarët në Shqipëri, ashtu siç shkruhet në “Prespa” se maqedonasit nga Maqedonia dhe maqedonasit nga Greqia nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk janë të njëjtë. Së dyti, imagjinoni të pranoni dhe të nënshkruani që Enver Hoxha e krijoi kombin shqiptar artificialisht, siç pretendon Kuvendi Bullgar me Deklaratën e vitit 2019 për Titon dhe maqedonasit. E treta ja mendo Bujar, si do te ishte qe ti duhet te firmosesh dhe te pranosh qe shqiptaret ne Maqedoni nuk lejohen te perdorin flamurin shqiptar

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur letrës së hapur të Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE. Osmani e fon Dimovskin që mos të krijojë përçarje por të punojnë bashkërisht në rrugtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Osmani në përgjigjen e tij spiegon se identiteti maqedonas do të mbetet i paprekut.

“Për këtë do të sigurojmë që fjala maqedonas të tregojë përkatësinë etnike të bashkëkombësve tanë maqedonas dhe se askush, askund të mos mund ta kundërshtojë këtë më kurrë. Për këtë do të sigurohemi që vallet maqedonase, fshatrat maqedonase, folklori maqedonas, kënga maqedonase, epi maqedonase, të jenë pjesë e veçantisë etnike maqedonase dhe këtë askush mos ta kontestojë. Për këtë do të sigurohemi që e gjithë kjo të mos mbetet vetëm në kokën tonë, por të bëhet pjesë e nomenklaturës dhe komunikimit botëror”, shkruan Osmani.

Osmani siguroi se edhe gjuha maqedonase do të mebtet gjuhë e pastër dhe e veçantë, gjuhë e barabrtë me gjuhët tjera në BE./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share