Dimitrievski paralajmëron formimin e partisë së re

DO INTEGRIMIN E PLOTË NË BE POR ËSHTË KUNDËR PROPOZIMIT FRANCEZ

Pikërisht në ditën e festës shtetërore, kreu i Qytetit të Kumanovës, vendosi që të bëj publike idenë e tij për të krijuar iniciativa qytetarë si ajo në Kumanovë, e më pas të kalojë edhe në parti politike, e cila e ka si synim të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Ne po fillojmë me iniciativë për formimin e këtyre organizatave qytetare, sipas shembullit të Organizatës qytetare “Për Kumanovën tonë”. Qëllimi do të jetë që të punohet për qytetarët. Iniciativa jonë do të vazhdojë deri në formimin e një lëvizje qytetare që do të merre pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme”
, deklaroi Maksim Dimirievski, kryetar i Kumanovës.

Dimitrievski thotë që kjo lëvizje do të jetë e hapur për të gjithë njerëzit që nuk kanë hipoteka dhe nuk do të bëhen dallime në bazë etnike apo bindje partiake. I pari i Kumanovës nuk është i kënaqur me punën e Qeverisë aktuale dhe beson që lëvizja që ai pritet ta udhëheq do ta integrojë me të vërtetë shtetin në BE, e jo si garnitura aktuale e cila thotë se a ka afruar shtetin drejt integrimit.
Dimitrievski i ka idetë e qarta prej në fillim. Është kundër propozimit francez dhe do të votojë kundër nëse kalon iniciativa për referendum.
” Nëse kalon iniciativa për referendum, do të votonit ju personalisht? Nëse kalon iniciativa për referendum, unë do të jem i pari që do të dalë dhe do të votojë kundër propozimit francez”,deklaroi Maksim Dimirievski, kryetar i Kumanovës.

Dimitrievski edhe pse tha se në partinë e tij do të ketë vend për të gjithë njerëzit që nuk kanë hipoteka, nuk e mbylli derën për Branko Crvenkovskin. Tha se e respekton figurën e tij dhe se asgjë prej spekulimeve publike nuk është konfirmuar me vendim gjykate për ish të parin e LSDM-së. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share