Dimitrievski dhe “Znam” vendosin kushte për VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në!

Lideri i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, partive më të mëdha politike të pozitës dhe opozitës ua adresoi kërkesat për bashkëpunim eventual në koalicionin paszgjedhor qeveritar.

Për LSDM-në ka disa kushte, por më e rëndësishmja është dorëheqja e udhëheqësisë në afat prej 24 orëve, kurse bartësit e listave të LSDM-së me deklaratë noteri të heqin dorë nga mandatet e deputetëve dhe të mos dakordohen me udhëheqësinë aktuale të BDI-së.

Dimitrievski ka kërkesa edhe për VMRO-DPMNE-në. Sipas tij, “Znam” pajtohet që të mos ndryshohet kushtetuta dhe të mos ketë bashkëpunim me BDI-në, por ka edhe kërkesa tjera;

“Kërkoj të konfirmoni se nuk është e vërtetë se një pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së pretendon bashkëpunim publik ose sekret me ish-Kryeministrin Zoran Zaev, përmes fiks-kandidatëve të tij për deputetë, sic është Venko Filipçe dhe të tjerë, për të siguruar shumicë eventuale prej 2/3 në kushtin e ri parlamentar me çka implikohet se do të ketë drejtësi selektive edhe në qeverinë e ardhshme” – tha Dimitrievski.

Varësisht përgjigjeve, “Znam” do të vendos se me cilën parti do të negociojnë për qeverinë e ardhshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share