Zeqirija Ibrahimi, Sekratr i Përgjithshëm i Alternativës në Klan Debat ka folur për bashkëpunimin eventual me partitë maqedonase dhe për mundësinë e zgjedhjes së njërit prej tyre. Sipas tij, ata janë njejtë, por njëri e ka shkeluar fjalën.
“Një maqedonas a e ka emrin Dimitar apo Hristijan, janë të njejtë për mua. Biles ky Dimitari e ka shkelur një marrëveshje me neve dhe kam shumë arsye të mos i besoj. Kurse ky tjetri akoma s’ka pasur shans që të shkelë marrëveshje dhe nuk dua të paragjykoj sot”, tha mes tjerash Ibrahimi./KlanMacedonia