Dimër në prill: Bora ”suprizon” vendet e rajonit

RESHJE BORE NË VISET MALORE, DITËVE NË VIJIM MOT I FTOHTË

Pamjet e kanalit informativ SkiMacedonia tregojnë se viset më të larta të vendit janë me shtresë të re dëbore, njofton KlanM.

Mbrëmë vendi ynë ka qenë nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik mbi Mesdhe që ka rezultuar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, kurse në vendet mbi 1.000 metar lartësi mbidetare pati edhe reshje të borës.

Kështu dukej mbrëmë rruga Gostivar – Kërçovë në vendin e quajtur Strazhë.

Pamje me reshje dëbore janë shënuar edhe në rrugën e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq.

Por, në Kosovë, në rajonin e Kaçanikut dhe Ferizajit janë shënuar rershje të dendura të borës. Rrjetet sociale kanë qenë përplot me pamje të këtilla…

Ndërkaq, sic njofton KlanM, Prishtina u zgjua me shtresë të re dëbore… Kështu duket sot kryeqendra e Kosovës…

Bora në këtë periudhë ka befasuar edhe Serbinë. Në pjesën më të madhe të vendit është aktivizuar meteo-alarmi I verdhë dhe I portokalltë, për shkak të stuhive të borës.

Metereologët paralajmërojnë se ditëve në vijim do të mbretërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut por edhe borës, që do të shkaktojnë mot të ftohtë. Temperaturat lokalisht do të ulen nën zeron kurse ato maksimale do të jenë deri 10 gradë Celsius.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share