Deri në vitin 2010, ende nuk ishte krijuar një terren i shëndoshë që artistët homoseksualë të flisnin hapur për seksualitetin e tyre. Për një seks simbol si Ricky Martin padyshim që fakti që ai deklaroi se kishte prirje homoseksuale ‘hodhi në kosh’ iluzionet e të gjitha fanseve të tij në mbarë botën. Ky, të paktën, ishte opinioni mbizotërues në industrinë e muzikës në dekadat e mëparshme.
Më shumë se 20 vjet më parë, Ricky Martin i hyri fuqishëm muzikës pop amerikane. Ai arriti majat shumë shpejt duke fituar një audiencë të gjerë njerëzish që e pëlqenin, e veçanërisht vajzat dhe gratë.
Megjithatë, thashethemet për orientimin seksual të yllit portorikan kishin filluar të dilnin. Ai vetë për vite me radhë u përpoq të shmangte këtë temë dhe të pretendonte se nuk kishte asnjë marrëdhënie serioze me asnjë femër.
Ishte viti 2010 kur Ricky publikoi lidhjen e tij me Jwan Yosef. Megjithatë, martesa e tij nuk zgjati më shumë se 6 vjet.
Historia e këngëtarit të njohur të “Livin’ La Vida Loca”, që nga momenti i daljes në publik, deri në divorcin e tij, ka ndihmuar ndjeshëm në promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+.
Ai mund të ketë pasur sukses të madh, por Martin jetoi për vite nën presion. Sa më shumë që përhapeshin thashethemet, aq më shpesh ai pyetej në intervista nëse ishte apo jo homoseksual. Për vite me radhë ai nuk pranoi asgjë. Në vitet 1990 dhe 2000, ai takohej me gra në publik dhe herë pas here me burra privatisht.
Megjithatë, në mars të vitit 2010, titujt për të pushtuan gazetat, duke konfirmuar atë që shumë prej tyre kishin dyshuar prej kohësh. Vendimi i guximshëm i Martinit për të dalë si homoseksual shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e LGBTI+ dhe mori në mënyrë joformale rolin e një avokati të rëndësishëm për të drejta të barabarta.
Martesa me Juan Josef
Ricky Martin dhe Juan Josef zbuluan lidhjen e tyre në vitin 2015 përmes Instagramit dhe bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare së bashku si çift në tapetin e kuq. Në të njëjtin vit ata shpallën fejesën e tyre dhe në 2018 u martuan.
Babai krenar i 4 fëmijëve
Ricky Martin u bë baba për herë të parë në gusht të vitit 2008, kur djemtë e tij binjakë Matteo dhe Valentino lindën nëpërmjet një surrogate. Në dhjetor 2018, ai dhe bashkëshorti i tij mirëpritën vajzën e tyre, Lucia, dhe në tetor të vitit të ardhshëm, Ricky Martin njoftoi në “The Ellen DeGeneres Shoë” se ata ishin në pritje të një fëmije tjetër. Në shkurt 2020, ata mirëpritën djalin e tyre, Ren. Edhe sot e kësaj dite ai flet hapur për familjen e tij, duke u përpjekur të tregojë se familjet me dy baballarë janë njësoj si të tjerat.
Divorci
Çifti vendosi t’i jepte fund martesës pas gjashtë vitesh. Lajmin ai e dha duke thënë: Kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë. Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të mirë miqësie për të vazhduar rritjen e fëmijëve tanë së bashku./tvklan.al