Dikur quhej “shefi i Putinit”, sot kërcënon Rusinë! Kush është Prigozhin, drejtuesi i Wagner

Yevgeny Prigozhin është në qendër të lajmeve sot. Pasi luftoi në krah të Rusisë në Ukrainë, tashmë ai është rebeluar kundër ushtrisë, por ka mohuar se po kryen një grusht shtetit.

Kush është ai dhe pse është i rëndësishëm?

Ai u shfaq si një lojtar kyç në pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Prigozhin është në krye të një ushtrie private mercenarësh që njihen si Grupi Wagner. Ky grup ka udhëhequr rusët në zona kyçe të luftës.

Prigozhin është nga Shën Petersburgu, qytet ku ka lindur edhe Vladimir Putin. Pas disa kohësh në burg për vjedhje, Prigozhin ngriti një zinxhir dyqanesh që shisnin hot dog në Shën Petersburg. Biznesi shkoi mirë dhe brenda pak vitesh, në vitet 1990, Prigozhin ishte në gjendje të hapte restorante të shtrenjta në qytet.

Më pas kompania e kateringut e Prigozhin e quajtur Concord u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin. Kështu ai mori pseudonimin “shefi i Putinit”. Pasi disa vitesh mohim të ekzistencës së Wagner, më 27 Korrik 2022, mediat e kontrolluar nga Kremlini papritur pranuan se ai po luftonte në Lindje të Ukrainës.

Prigozhin nisi që të postonte video në rrjetet sociale, fillimisht në zona të pushtuar të Ukrainës, që ishin kapur nga Wagner.

Fillimet e Prigozhin

Dënimin e parë, ai e mori në vitin 1979 kur ishte vetëm 18 vjeç. Asokohe u dënua me 2 vjet e gjysmë burg. Dy vite më vonë u dënua me 13 vjet burg, 9 prej të cilave i vuajti pas qelisë.

Pas lirimit hapi dyqanet që shisnin hot dog. Bizneset i shkuan mirë dhe në vitin 1990 kur në Rusi çdo gjë ishte e paligjshme ai hapi disa restorante të shtrenjta në qytet.

Këtu ai nisi të njihet me shtresat e larta të Shën Peterburgut dhe Rusisë. Një prej restoranteve të tij, quhej “Ishulli i Ri”, dhe ishte një anije që lundronte në lumin Neva. Vladimir Putin e pëlqeu aq shumë saqë kur u bë President i çonte miqtë e huaj atje. Dhe me shumë mundësi aty janë takuar për herë të parë.

Putin i besonte mjaftueshëm Prigozhinit aq sa festoi ditëlindjen e tij në vitin 2003 në “Ishullin e Ri”. Vite më vonë, kompania katering e Prigozhin u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin. Firmat e lidhura me Prigozhin fituan gjithashtu kontrata ushqimore fitimprurëse nga shkollat ushtarake dhe shtetërore.

Wagner

Pas luftës së Rusisë në Ukrainë në vitin 2014 u kuptua që Prigozhin nuk ishte një biznesmen i zakonshëm. Një ushtri private në hije thuhej se lidhej me të dhe fillimisht luftoi në zonën e Donbasit. Njihej gjerësisht si Wagner pas thirrjes që përdorte një prej komandantëve kryesore. Përveç Ukrainës, Wagner ka qenë aktive edhe në Afrikë dhe më tej. Po ashtu, ata kanë mbështetur Bashar Al Assad-in në Siri. Me kalimin e kohës grupi mercenar mori famë për brutalitetin. Anëtarët e tij janë akuzuar se kanë torturuar një rob sirian me një vare, i kanë prerë kokën dhe më pas i kanë vënë zjarrin trupit të tij në vitin 2017.

Vite më pas, 3 gazetarë rusë u vranë teksa hetonin praninë e Wagner në Republikën Qendrore Afrikane. Në vitin 2022, Wagner u akuzua sërish për vrasjen e një personi me vare, mbi dyshimet se kishte tradhtuar grupin. Për vite, Prigozhin mohoi që të lidhej me Wagner, madje paditi njerëz në gjykatë për këtë gjë. Por në Shtator të vitit 2022 ai tha se kishte vendosur të krijonte këtë grup në 2014-n.

SHBA, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur sanksione mbi këtë grup.

Lufta online

Prigozhin është akuzuar se ka qëndruar edhe pas luftës së kompjuterave. Për vite, ai është akuzuar se qëndronte pas atyre që njihen si trolla. Pra përdornin mediat sociale dhe Website për të shpërndarë pikëpamje pro Kremlinit.

Këto përpjekje u drejtuan më së shumti në Shën Petersburg, e cila njihet për ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

Kremlini

Pse Kremlini ka nevojë për dikë si Prigozhin për të kryer dezinformim dhe fushata ushtarake rreth botës? Një arsye kryesore është e ashtuquajtura “mohimi i besueshëm”, pra përdorimi i operativëve privatë i lejon qeverisë ruse të mohojë përfshirjen në operacione shumë të ndjeshme.

Sipas analistëve, Prigozhin mori këtë rol sepse nuk refuzoi kurrë që të bënte punët e pista. Madje një arsye tjetër mund të jetë se Putin nuk i pëlqente njerëzit me reputacion të pastër, pasi ishin të vështirë për t’u kontrolluar.

Nga ky këndvështrim, Prigozhin ishte kandidati ideal./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share