Dikur bënin shaka me pamjen e tij, Kuyt bëhet “i ri’ pas operacioneve

Edhe pas përfundimit të karrierës së tij, holandezi i famshëm Dirk Kuyt, ende kujtohet me dashuri nga tifozët e Liverpoolit dhe Feyenoordit.

Në këto klube ai arriti suksesin më të madh në karrierë. Ai luajti me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve në të cilën shënoi një gol, por në fund nuk arritën të fitojnë ndaj skuadrës së Milanit në vitin 2007.

Ai i ka dhënë lamtumirën Feyenoordit duke shënuar tre gola në ndeshjen për titullin e kampionit holandez.

Në karrierën e tij ka luajtur edhe për Fenerbahçen dhe Utrechtin. Ai luajti gjithsej 790 ndeshje zyrtare dhe shënoi 285 gola. Ai fitoi simpatinë e shumë fansave me lojërat e tij dhe shumë e kujtojnë si një lojtar të madh.

Ai dallohej nga pamja e jashtme, në kuptimin negativ dhe shpeshherë ishte cak i ofendimeve.

Por pamja fizike nuk ishte aq e rëndësishme për të dhe ai nuk e ktheu kokën pas.

Mirëpo pas përfundimit të karrierës ai vendosi të bëjë operacione dhe mezi njihet në krahasim me më parë.

Ai tani ka filluar zejën e trajnerit, ku tashmë ka filluar drejtimin e disa skuadrave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share