Temperaturat e larta kanë bërë që Greqia të përfshihet nga flakët e zjarrit. Përveç vatrave në Athinë, edhe në Lutsa janë përhapur flakët e zjarrit.
Mediat greke raportojnë se zjarri u është afruar shtëpive të banorëve. Nga flakët është përfshirë një kodër me bimësi. Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar 30 zjarrfikës dhe 14 automjete zjarrfikëse për të shuar flakët.
Në ndihmë të tyre pritet të shkojë edhe një helikopter nëse situata nuk vendoset nën kontroll. /tvklan.al