Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një informacion për djegien e një veture me targa RKS, pronë e një qytetare të komunitetit serb me banim në komunën e Zveçanit. Sipas njoftimit të policisë, nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.
“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore. “Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime”, thuhet në njoftim./klankosova