Digjet Australia, mijëra zjarrfikës e 24 avionë në ‘luftë’ me flakët

Mijëra banorëve u kërkohet të evakuohen

Më shumë se dy mijë banorë janë urdhëruar të evakuohen nga qytetet në perëndim të shtetit Victoria të Australisë për shkak të zjarreve që kanë dalë jashtë kontrolleve. Autoritetet australiane u bënë thirrje banorëve në qytetet Raglan dhe Beaufort dhe ata që banojnë në zonat përreth, që të evakuohen.

Kryeministrja e shtetit të Viktorias, Jacinta Allan, tha se më shumë se 1000 zjarrfikës, të ndihmuar nga 24 avionë dhe më shumë se 100 automjete po luftojnë me flakët. Shumë banorë janë të shqetësuar për situatën.

“Gruaja tashmë është evakuuar, vajza ime dhe bashkëshorti i saj kanë marrë fëmijët. Unë sapo e çova biçikletën time në Beaufort. Por as atje situata nuk duket shumë e mirë”, shprehet një banor.

Një pjesë e madhe e shtetit është në gatishmëri të lartë për shkak të zjarreve të tjera të mundshme që mund të shkaktohen në orët në vijim. Zjarret janë si pasojë e temperaturave të larta në vend.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share