Dibër e Vogël – 15-vjeçari qëllon aksidentalisht me kallashnikov nënën e tij

Një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me kallashnikov nënën e tij, SH.L. rreth 46 vjeçe. E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Selishtë të Dibrës në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share