Diaspora, diplomacia dhe sulmet hakerike pjesë e debatit për rikonstruimin qeveritar

Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe në vazhdimin e sotlm të mbledhjes së Kuvendit për rikonstruimin e Qeverisë porositën se ndryshimet e propozuara janë vetëm për qëllime politike, si rezultat i tregut të koalicionit dhe nuk do të ndihmojnë të zgjidhen problemet e qytetarëve. Qeveria, sipas tyre, nuk ka kapacitet për përballje me korrupsionin, sulmet hakerike në institucione dhe paraqitjet e përditshme për gjoja bomba të vendosura, për përmirësim të gjendjeve në ekonomi dhe në eurointegrimet e shtetit.

Në kuadër të pikës së parë të mbledhjes së 104-t diskutohet për shkarkimin e ministrit pa resor për diasporë, Xhemail Çupi nga Alternativa, pasi që në mbledhjet e kaluara ishte rrumbullakësuar debati për shkarkim të bashkëpartiakëve të tij ministrave të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, të cilët do të zëvendësohen me kuadro nga partneri i ri i koalicionit, Aleanca për shqiptarët.

Sipas koordinuesit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski “shoqëria e re politike” në Qeveri do të përfundojë pa sukses.

Bashkëpartiaku i Micevskit, Antonio Milloshoski, vlerësoi se “Qeveria nuk ka kurfarë stratrgjie kadrovike as për partnerët e koalicionit kur i thërret dhe shkarkon nga qarqet qeveritare”.

Çupi, theksoi, është vetëm dëshmi se Qeveria nuk ka kurfarë strategjie në politikën e jashtme.

“Në dhjetor të vitit 2019 e propozuan ambasador në pekin, nuk u bë asgjë nga ajo, por ëstë joerioze ndaj një shteti të tillë të keni propozim dhe të mos e realizoni. Më pas në dhjetor 2021 e emëruan ministër pa resor në mënyrë që sot ta propozojnë për shkarkim dhe atë pa arsyetim”, tha Milloshoski.

Bashkpartiakja e tij, Bllagica Llasovska foli për punën e Çupit duke cekur se në ueb faqen e tij ka vetë tre-katër aktivitete, konferencë për shtyp, trajnim njëditor…

Sipas saj, për Qeverinë nuk është e rëndësishme diaspora jonë dhe të drejtat maqedonase në cilin do shtet, ndërsa dëshmi për atë është fakti që nuk është propozuar kinistër i ri për diasporën.

Në replikë Lidia Tasevska nga LSDM tha se Qeveria e promovon ë vërtetën shkencore për gjuhën maqeodnase çdokund në botë, duke e cekur punën e lektoratit për gjuhë maqedonase në Tiranë, Fakultetin pedagogjik në Korçë, në Universitetin në Pekin.

Debati do të vazhdojë në orën 15:00 pas pauzës së rregullt të deputetëve.

Në rend dite të mbledhjes së 104-t janë edhe emërimet e ministrabe të rinj – Krenar Lloga për Drejtësi, Fatmir Mexhiti për Shëndetësi, Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Kaja Shkukova për Mjedis Jetësor. Në këtë mbledhje duhet të shkarkohen edhe zëvendësministrat e Mbojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit e Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshuqur Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjedhen zëvendësit e tyre. Në fillim të mbledhjes që filloi më 13 shkurt, u konstatuan dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski dhe të ministrit të Mjedisit jetësor, Naser Nuredini, si dhe të zëvendësministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share