Dialogu Prishtinë – Beograd/ BE: Kosova me urgjencë të themelojë asociacionin

Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve në Kosovë që të zbatojnë me urgjencë themelimin e Asociacionit të Komunëva me Shumicë Serbe.

Këtë e ka përësëritur sërish në konferencë për media zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

”Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë është detyrim shumëvjecar për Kosovën. Është e nevojshme të veprojë urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë” – tha Peter Stano- Zëdhënës  BE-së.

Ka paralajmëruar Kosovën se zbatimi I marrëveshjes ndërlidhet direct me rrugën e saj europiane.

”Nëse Kosova nuk është në gjendje të japë rezultate në këtë drejtim, atëherë nuk do të shihet si sinjal pozitiv se ajo dëshiron të lëvizë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve [me Serbinë], që tash është i lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së” – tha Peter Stano- Zëdhënës  BE-së

Tha se në takimin e së enjtes në nivel kryenegociatorësh do të preket edhe kjo cështje sikurse në cdo takim tjetër por tema kryesore do të jetë rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e ASK-së, në këtë të fundit Gjykata Kushtetuese kishte gjetur disa nene në kundërshtim em Kushtetutën e për cka institucionet e Kosovës kanë hezituar ta zbatojnë si të tillë.

Edhe në marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit Kosova është pajtuar se do të themeloj Asociacionin por në harmoni me Kushtetutën e vendit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share