Dialogu Kosovë-Serbi, emisari Lajçak takohet me Stuart Peach

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës ka qëndruar në Londër.

Ai thotë se ka takuar ministrin për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe të dërguarin e këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilët kanë shkëmbyer qëndrimet rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Pata sot një ditë të plotë me takime produktive në Londër për të shkëmbyer qëndrime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me mikun tim të dashur Lordin Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, të Komonuellthit dhe të Zhvillimit”, tha Lajçaku në një postim në Twitter.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share