Dhuratë në vitin 1990/ Atletet “Apple” shiten në 2023-shin për shumën marramendëse

Një palë atlete tepër të rralla të “Apple” kanë dalë në shitje nga shtëpia e ankandit “Sotheby’s” për 50 mijë Dollarë. Ato ishin bërë me porosi për punonjësit e kompanisë në vitin 1990 dhe ishin dhuratë dedikuar për stafin. Atletet nuk kanë dalë më parë në shitje për publikun.

Shtëpia e ankandit i përshkroi ato si më të rrallat ndonjëherë duke theksuar vlerën e tyre në tregun e rishitjes pas disa vitesh.

“Me një pjesë të sipërme kryesisht të bardhë prej lëkure, një detaj i spikatur”është logoja e vjetër e Apple me ylber”, tha Sotheby’s.

Ndërsa atletet Omega x Apple janë “të reja në kuti”, përshkrimi thotë se ato kanë disa papërsosmëri, duke përfshirë një zverdhje rreth thembrave. Në kuti ka edhe një palë lidhëse alternative të kuqe./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share