Dhurata romantike që Pique i bëri Clara Chia Martí për ditëlindje

Gerard Pique është sërish në qendër të vëmendjes së mediave e kjo për shkak të gjestit të  tij të fundit romantik. E dashura e tij Clara Chia Marti ka festuar 24-vjetorin e ditëlindjes. Për këtë 34-vjeçari i ka bërë dhuratë një udhëtim luksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhurata unike dhe ekstravagante ishte mënyra perfekte për të festuar ditëlindjen e parë së bashku që kur lidhja e tyre u bë publike. Siç raporton Marca, Pique është dashuruar pas 24-vjeçares dhe dëshiron t’i tregojë asaj se sa shumë kujdeset për të.

Megjithatë, udhëtimi nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe pas disa ditësh, Pique do të duhet të lërë partneren e tij për të fluturuar drejt Miami. Atje ai do të kalojë kohë me djemtë e tij Milan dhe Sasha, të cilët tashmë jetojnë me nënën e tyre, Shakira.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share