Dhurata e pazakontë për Putinin në 70-vjetorin e lindjes nga aleati i tij Lukashenko

Një traktor është një nga dhuratat më të çuditshme që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë sot për 70-vjetorin e tij të lindjes. Këtë dhuratë, Putin e mori nga aleati i tij bjellorus, Alexander Lukashenko. Ky i fundit e konfirmoi lajmin teksa vizitoi qytetin e lindjes së Putinit, Shën Peterburg ku u takuan për bisedime. Putin po priste për bisedimet aty liderë të tjerë të shteteve ish-sovjektike.

Lukashenko, i vetëquajtur “diktatori i fundit” i Evropës, i cili ka qenë në pushtet edhe më gjatë se lideri rus (që nga viti 1994) dhe administrata e të cilit është gjithashtu nën sanksionet perëndimore, erdhi në Shën Petersburg me një certifikatë dhuratë për automjetin e prodhuar në Bjellorusi.

Minsk Tractor Works” është pjesë e industrisë bjelloruse.

Nuk është e qartë si Putin iu përgjigj dhuratës së bërë nga aleati i tij Lukashenko. Megjithatë, është fakt që Presidenti rus, Vladimir Putin është parë shpesh në traktorë prej vitesh./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share