Dhunë në Eintracht – Stuttgart

Përplasen tifozeritë, plagosen 50 punonjës policie

Ndeshja mes Eintracht Frankfurt dhe Stuttgart pati dhunë. Tifozët fillimisht u përplasën mes tyre dhe më pas me policinë.

Sipas autoriteteve lokale rreth 50 efektivë u lënduan. Tifozët sulmuan edhe steëard që kërkuan ndihmën e forcave të rendit.

Tifozeria e Eintracht e mohoi këtë dinamikë të ngjarjeve, duke pretenduar se policia përdori spraj me spec djegës kundër ultrasve, duke prekur edhe kalimtarë të rastit mes tyre edhe fëmijë. Probleme pati edhe në brendësi të stadiumit.

Një situatë jo e këndshme disa muaj para zhvillimit të finaleve të Euro 2024 me Frankfurtin që është një nga qytetet mikrpritëse të turneut.

Tv Klan

TË NGJA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share