Dhunë familjare në Tetovë – 34 vjeçari rreh nënën e tij, kërcënon motrën!

Dramë në një familje tetovare ka ndodhur javën e kaluar. Sipas raportimit të policisë, një i ri 34 vjeçar ka sulmuar fizikisht nënën e tij e më pas e ka kërcënuar atë. Kërcënime ka lëshuar edhe drejt motrës së tij, përcjell KlanM.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.K.(34) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”, që të dyja të ndërlidhura me dhunë në familje.  Më datë 08.11.2023, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka kërcënuar atë dhe motrën e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share