Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka folur sot për dhunën që shkaktohet nëpër shkolla nga bashkëmoshatarët. Ai ka apeluar që të gjitha institucionet ta adresojnë problemin e dhunës në shkollore sipas kompetencave. Po ashtu ka kërkuar nga prindërit që të bashkëpunojnë për të pasur sa me pak raste bullizimi. Sipas tij dhuna e bashkëmoshatarëve nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por e të gjitha institucionet përkatëse.
“Pasi hapëm emailin, shumë raste të problemeve të tilla janë zgjidhur me një komunikim të mirë mes prindërve, drejtorëve, përfaqësuesve të institucioneve. Në situata të caktuara nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pa marrë parasysh se kur do të ndodhë, por duhet të përfshihen të gjitha institucionet në këtë problem”, tha Jeton Shaqiri.
Ministri Shaqiri urdhëroi Byronë e Arsimit dhe Shkencës që të vazhdojë trajnimin e mësimdhënësve për temën e dhunës nëpër shkolla. Përveç kësaj komunat, siç tha ai, duhet të jenë më të kujdesshme në menaxhimin e shkollave, ndërsa shërbimet profesionale në shkolla duhet të punojnë më me kujdes dhe më me përkushtim në këtë problem.
“Por u bëj thirrje edhe prindërve për bashkëpunim të mirë që të kemi sa më pak raste të tilla. Sepse të gjithë janë në kontakt me nxënësit, duke filluar nga shkollat, por edhe prindërit. Gjithmonë raportoni çfarë duhet të raportohet në shkollë, por edhe në institucionet tjera”, tha Shaqiri.
Periudhën e fundit, janë shpërndarë një sërë videosh në të cilat vërehet qartë se si nxënësit, derisa janë në shkollë, shkaktojnë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Videot e këtilla qarkullojnë nëpër rrjete sociale si Tik-tok./tvklan.mk