Dhjetra foshnja në rrezik për jetën nga mbyllja e spitalit në Gaza

Borell: Të zbatohen pauzat humanitare të luftimeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se dhjetëra të porsalindur rrezikojnë të humbin jetën në Gaza, pas ndalimit të funksionimit të spitalit kryesor Al-Shifa. Është fjala për 36 foshnja të shtruara në reanimacion, të cilët kanë nevojë për përkujdesje intensive. Për më tepër, në spitalin me 500 shtretër marrin ndihmë të specializuar mjekësore qindra-mijëra banorë të Ripit të Gazës.

Kompleksi është dëmtuar rëndë nga sulmet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite, nga toka dhe nga ajri. Tel Avivi thotë se Hamas ka një qendër komandimi në këtë spital, çka është mohuar kategorikisht nga militantët palestinezë. Pas mbylljes së këtij spitali, Turqia ka vendosur t’u vijë në ndihmë pacientëve palestinezë duke ngritur një spital territorin egjiptian, në afërsi të pikës kufitare të Ramallahut.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin të pranishëm në një mbledhje të përbashkët në Bruksel ku u diskutua edhe për krizën në Gaza. Kryediplomati i Unionit, Xhozep Borrell bëri thirrje për zbatimin e pauzave të luftimeve për t’i hapur rrugë operacioneve të ndihamve humanitare.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share