Shpëtoi Gruevskin nga paraburgimi, Ribarev “shpërblehet” nga VMRO-ja dhe VLEN-i

Në seancën e sotme, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka kaluar anëtarët e Këshillit për mbikëqyrje qytetare të punës së OTA-s.

Për kryetar të këtij Komisioni shumica parlamentare VMRO-VLEN-ZNAM kanë caktuar Stojançe Ribarev, i cili ishte propozim i VMRO-DPMNE-së.

Por nëse kthehemi në retrospektivë del që Stojançe Ribarev është emër i njohur për opinionin publik, raporton Klan Maqedoni.

Ai ka qenë ushtrues detyre në pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup por nga ajo pozitë është shkarkuar për shkak se ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për gjykata, gjegjësisht ka përjashtuar disa gjyqtarë nga sistemi AKMIS gjatë procesit të ndarjes së lëndëve.

Me këtë gjyqtari ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të pamatur.

Ribarev erdhi në krye të Gjykatës Penale pas Tatjana Mihajllovës, pikërisht atëherë kur erdhën akuzat (më 30 qershor 2017) nga Prokuroria e atëhershme Speciale Publike, ku akuzoheshin Nikolla Gruevski dhe menaxhmenti i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë asaj periudhe, në procedurë paraprake, apo në fazën e ngritjes së aktakuzës, sa herë që është kërkuar paraburgimi për të dyshuarit, kërkesat e prokurorisë janë refuzuar dhe askush nuk ka shkuar në paraburgim./Klan Macedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share