Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani

Një shqiptar u ekzekutua më armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Krefeld të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi në një rrugicat e qytetit, ndërsa viktima po udhëtonte me një biçikletë.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një atentat dhe se për ekzekutimin morën pjesë 2 persona.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes panë 2 persona që u larguan në errësirë. Njëri prej tyre mbante një xhaketë të zezë, pantallona të çelëta dhe një kapele. Tjetri po ashtu mbante një xhaketë të zezë me një logo në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele.

Dyshimet janë që atentatorët e zunë në pritë 42-vjeçarin shqiptar. Një zëdhënës i policisë tha se viktima kishte precedentë penalë për drogë dhe krime ndaj pronës. “Mendojmë se nuk është një viktimë e zakonshme”, tha ai.

Shqiptari ka marrë plumb në kokë. Trupi i pajetë kishte rënë në trotuar pas krimit. Tashmë pritet që 42-vjeçari t’i nënshtrohet autopsisë. Shqiptari jetonte në Gjermani prej 4 vitesh.

Në një kuti postare u gjetën vrimat e plumbave. Rreth 30 oficerë policie shkuan këtë të martë në vendin e ngjarjes për të kërkuar armën e krimit. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje banorët e zonës, por po ashtu kërkon që kushdo që ka informacion t’i njoftojë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share