Destabilizimi/ Toshkovski: MPB e gatshme, VLEN: BDI-ja në panik!

Ministria e Punëve të Brendshme është garantuesi I  stabilitetit të vendit dhe është gatshme ti përgjigjet të gjithë atyre që janë të interesuar për destabilizim, kështu tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas paralajmërimeve nga kryeministri se deklaratat e fundit të kreut të BDI-së paraqesin rrezik për destabilizim të mundshëm të vendit.    

“Ministria e Punëve të Brendshme me shumë vëmendje e ndjek situatën me sigurinë në RMV dhe jemi të gatshëm tu përgjigjemi të gjithë sfidave që mund ti kemi para nesh në të ardhmen” – tha Toshkovski.

Kreu I BDI-së nga Kërcova mbtrëm I është përgjigjur shqetësimeve të kryeministrit Mickovski për destabilizimin e mundhshëm të vendit.

“Pse është I shqetësuar komuniteti ndërkomnbëtar? Duhet ti pyese komunitetin ndërkombëtar. Pse është I shqetësuar?,  sepse komuniteti ndërkombëtarë që ka emër dhe mbiemër quhet BE, SHBA dhe NATO. Ata janë garantues të MO për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë është I shetqësuar sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë lehtësues dhe janë garantues të atij dokumenti” – tha Ahmeti.

Për destabilizim e paralajmëruar nga BDI-ja, kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, BDI-ja është në panikë, thonë se me këto kërcënime, tentojnë ta mbulojnë përcarjen që kanë brenda vetes si koalicion. Ndërsa Arben Taravari sot ka porosit  Ali Ahmetin të mos brengoset për gjuhën shqipe por të fokusohet në reformit e partisë dhe adaptimin në opozitë.

S’duhet të brengoset aspak z.Ahmeti sepse nuk rrezikohet aspak gjuha shqipe. Gjuha shqipe vazhdon të jetë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kështu që unë e kisha porositur që të jetë rehat, le të fokusohet më shumë në reformimin e partisë dhe adaptimin në opozitë”  – tha Taravari.

Lideri I BDI-së Ahmeti në takimet e fundit me qytetarët ishte I prerë se nëse preket gjuha shqipe reagimi do të jetë I ashpoër dhe se  sheshet në Maqedoninë e Veriut do të mbushen më njërëz. Përplasejte partive politike në vend rreth destabilizimit nuk janë të reja. Kryministri Mickovski që nga marja e pushtetit vazhdimishtë tërheq vërejtjen se është I mundur destabilizimi I vendit nga ata që kanë humbur pushtetin duke aluduar në Bashkimin Demokratik për Integrim. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share