Destabilizimi i paralajmëruar – Kasami: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi se nuk do të tolerohet destabilizim në Ballkan

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami akuzon BDI – në për ndërmarrjen e hapave për destabilizim të vendit, spas tij informacione të tilla kanë shërbimet shtetërore por edhe faktori ndërkombëtar.  Vizita e shefit të CIAS-s në Ballkan për Kasamin do të thotë  dëshmi se nuk do të tolerohet destabilizimi në Ballkan.

Pas paralajmërimeve për destabilizim nga kryeministri Mickoski për këtë temë ka folur edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami që është partner i Mickoskit në Qeveri. I pari i komunës së Tetovës ka thënë se partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti po ndërmerr hapa për destabilizim të vendit. Thotë se këto informacione i kanë shërbimet shtetërore po edhe faktori ndërkombëtarë. Kasami ka thënë se destabilizimi që po paralajmërohet do të tentohet të bëhet për të fshehur, keqpërdorimet e zyrtarëve të BDI-së gjersa ata ishin në Qeveri.

“Ashtu si organet e shtetit po zbulojnë, identifikojnë keqpërdorimet e funksionarëve të lartë të BDI-së, ata po ndërmarrin hapa në drejtim të tensionimit të situatës, kjo nuk është vetëm ajo që ne e kemi si parandjenjë apo si informatë, por kjo është informatë që e kanë institucionet shtetërore, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Ata janë të tensionuar, në këtë rast funksionarët e BDI-së, sepse po them edhe njëherë, problemet që i kanë me organet e drejtësisë për keqpërdorimet që i kanë bërë, përfundimisht duhet që të japin llogari dhe mos të tentojnë që këtë ta mbulojnë me tentim për tensionim të situatës”, ka deklaruar Kasami.

Ai ka folur edhe për vizitën që pati së fundi shefi i CIA-s, ëilliam Burns në disa shtete në Ballkanin Perendimorë. Sipas Kasamit, kjo vizitë është dëshmi se nuk do të tolerohet destabilizimi në Ballkan. Sipas tij, BDI-ja është e gatshme të bashkëpunojë me çdo kënd vetëm për të qendruar në pushtet.

“Shum shpejtë ishte në rajon edhe drejtori i CIA-s i cili nuk do të tolerojë, me vizitën e tij tregoi se nuk do të tolerojë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim. BDI-ja është e gatshme të bashkëpunojë me çdo kënd me të vetmin qëllim, të jenë në pushtet. E dini gjithashtu që në Veles, BDI-ja vazhdon të jetë në bashkëqeverisje me VMRO-në dhe të majtën. E dini që në Qytetin e Shkupit u rikthye në qeverisje të qytetit ku edhe aty, e majta ka një rëndësi në qytetin e shkupit, por edhe ajo që është interes i përbashkët i BDI-së dhe të Majtës ka të bëjë me përfitimet politike në dëm të qytetarëve”, tha Kasami

Paralajmërimet për destabilizim që bëhen nga Qeveria “Fronti Europian” i ka cilësuar si luftë shtrigash që sipas tyre për qëllim kanë fshehjen e dështimeve dhe mos suksesin e strukturave në Qeveri. Sipas Frontit Europian, pa aftësia e vazalëve të VMRO-së po i merr në qafë shqiptarët. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share