MOHON TË KETË FRAKSIONE NË LSDM
Jovan Despotovski deponoi dorëheqen e tij në qeveri nga posti Drejtorit të Zonave ekonomike në vend. Mohon që të ketë fraksione në LSDM. Nga partia ZNAM ju bëjnë thirrje anëtarëve të LSDM-së të kalojnë në Znam.
Drejtori i Zonave ekonomike njëherit edhe ish kandidat për kryetar të LSDM-së Jovan Despotovski gjatë ditës së sotme dha dorëheqje nga posti i drejtorit të ZZHIT. Dorëheqa vjen pasi, siç u shpreh ai do të angazhohet plotësisht në parti, pasi sipas tij, nevojitet një LSDM e fortë jo vetëm për partinë por edhe për shtetin.
“Nuk kam pasur kurrfarë presioni nga oponenti politik. Kam mandat deri në dhjetor, por ka një realitet të ri politik. Synimi im është t’i përkushtohem plotësisht një angazhimi kaq serioz politik, sepse kërkon angazhim të plotë. Nuk mund ta kaloj gjysmën e ditës duke bërë investime dhe gjysmën tjetër me politikë. Në periudhën e ardhshme do t’i përkushtohem plotësisht angazhimit politik” – tha Jovan Despotovski, ish drejtor i ZZHIT.
Despotovski mohoi për ndonjë fraksion të mundshëm në parti
”Ndarjet i bëjnë ata që përjashtojnë njerëz nga partia. Unë nuk kam përjashtuar njerëzit nga partia më 30 qershor. Unë flas në emër të atyre njerëzve” – tha Jovan Despotovski, ish drejtor i ZZHIT.
Ndërkaq nga partia e Maksim Dimitrievskit ju bënë thirrje të pakënaqurve në LSDM që ti bashkohen këtij subjekti.
”Dyert të Lëvizjes ZNAM janë të hapura për të gjithë qytetarët e RMV-së përfshirë edhe anëtarët e LSDM-SË është e hapur thirrja për bashkëngjitje në Lëvizjen Znam, ka interes nga një numër i8 madhë anëtarësh dhe funksionarësh nga LSDM të kalojnë në organet e ZNAM”
Despotovski sërish u shpreh kundër procesit të zgjedhjes së kryetarit të LSDM-së pasi sipas tij, shumë anëtarë të LSDM-së nuk u lejuan të votojnë dhe procesi nuk ka qenë i drejtë. /tvklan.mk/