Trajneri i Francës dhe a i “Luanëve të Atlasit” kanë folur përpara sfidës gjysmëfinale në “Al Bait”
Trajneri Didier Deschamps ka respekt për surprizën Marok, me të cilin Franca e tij do të përballet në gjysmëfinale. Ndërsa tekniku i afrikano-veriorëve, Regragi, tha se fokusi nuk do të jetë Kilian Mbape.
Franca ka respektin maksimal për Marokun, që ka bërë surprizën në këtë kampionat botëror, me të dyja përfaqësueset që do të përballen në gjysmëfinale në mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Al Bait”. Tifozët francezë do të jenë më të paktë në numër krahasuar me ata marokenë dhe “Lë Ble” e dinë se do të fishkëllehen gjatë gjithë kohës.
Trajneri i gjelave Didier Deschamps tha në konfernecë për shtyp se skuadra është gati për këtë përballje.
“Ata po përfitojnë nga një mbështetje e madhe e tifozëve. E kam parë këtë dhe më kanë thënë edhe vëzhguesit e mi. Ne e dimë se do të jetë sfidë jashtëzakonisht e zhurmshme, është pjesë e garës dhe ne do të duhet të jemi gati për të”.
Maroku luan me modulin 4-1-4-1, e është një skuadër mjaft kompakte dhe durimi do të jetë çelësi për Francën. Afrikano-veriorët të vetmin gol e kanë pësuar ndaj Kanadasë. Për Kilian Mbapenë do të jetë e vështirë që të gjejë hapësira, por njeriu që pritet që të bëjë diferencën është Antoin Grizman.
“Ja një tjetër ndeshje ku ai duhet që të jetë në formën më të mirë. Ai e ka këtë aftësi për të ndryshuar fytyrën e ekipit, me teknikën e tij dhe faktin se i pëlqen si të ndërhyjë, ashtu edhe të pasojë”.
Ndërsa trajneri Ualid Regragi tha se nuk ka asnjë plan për të markuar Kilian Mbapen. Ylli i PSG është golashënuesi më i mire i Katar 2022 me pesë rrjeta.
“Nuk do të provoj e as nuk kam ndonjë plan për të ndaluar Mbapenë. Franca ka të tjerë lojtarë mjaft të mirë. Grizman është në një formë mjaft të mirë, kurse Dembele është në super formë”.
Nëse fokusohemi te Mbape do të ishte gabim. Kundër kemi kampionët e botës në fuqi. Sfida gjysmëfinale do të dhurojë një duel interesant midis Ashraf Hakimit dhe Mbapesë, të cilët janë shokë ekipi te PSG-ja.
Klan News