Deri në 30 minuta pritje në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga LAMM.

Nga LAMM thonë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

“Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodica” pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share