”Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Rusia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko në një postim në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Komentet e deputetit ukrainas vijnë pasi serbët lokalë kanë vënë barrikada në në Zupqë dhe Rudar, çka ka detyruar policinë të ndaloj qarkullimin e automjeteve në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.