Deputeti i Levicës , Borislav Krmov, në profilin e tij në Facebook, fton qytetarët të mblidhen para Kuvendit, sepse sipas tij, Xhaferi do ta përmbyllë sonte seancën për propozimin francez.
“Të gjithë para Kuvendit, të gjithë! Talat shverceri do ta çojë seancën deri në fund sot! Gjithë ditën po thyen Rregulloren duke kërcënuar se do t’u thyejë gishtat deputetëve të opozitës. Dilni të gjithë para Kuvendit”, apelon ai.