Dënohet Red Bulli

Kampioni në kategorinë e konstruktorëve në Formual 1, Red Bull, është gjetur fajtor për thyerjen e kufirit buxhetor për sezonin e kaluar.

Buxheti maksimal për shpenzime sezonin e kaluar ka qenë 145 milionë euro.

Ekipi austriak me bazë në Angli e ka pranuar fajësinë duke arritur një marrëveshje me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, transmeton klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si pasojë, Red Bull e ka pranuar dënimin prej 7 milionë eurove dhe 10 % reduktime në testet aerodinamike në vitin 2023.

Kjo besohet të jetë një goditje për ta në procesin e zhvillimit të bolidit për sezonin e ri në aspektin aerodinamik.

Pasi ata edhe ashtu si kampionë kanë më pak të drejta të shfrytëzimit të procesit që njihet si “tuneli i ajrit”.

Në anën tjetër, FIA ka thënë se Red Bulli ka qenë bashkëpunues gjatë gjithë procesit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share