Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 172 masa në kontrollet në sferën e komunikacionit të cilat i zbaton Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup.
Siç njoftoi MPB, 14 masa janë për vozitje pa patentë shoferi, tetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur – dritë e kuqe, 13 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 19 sanksione për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes.
“Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojmë rregullat në komunacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.