Dendias nga Tirana: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun, stabiliteti në rajon kërkesë parësore e Greqisë

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias bëri thirrje edhe për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Në deklaratën për media së bashku me ministren Olta Xhaçka, diplomati grek theksoi prioritetin e qeverisë greke për stabilitet në Ballkan dhe kërkoi që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun me qëllim final arritjen e një zgjidhje tërësore.

“Ardhja ime sot këtu në Tiranë është hapi i fundit pas takimit tim me kolegun tonë në Athinë dhe është udhëtimi im në Beograd dhe Prishtinë dje dhe pardje dhe kjo tregon përparësinë e madhe që tregon qeveria greke dhe qeveria Mitsotakis për fqinjësinë e Greqisë në një zonë që ka një rëndësi të madhe për ne. Dua të jem i qartë se stabiliteti, prosperiteti dhe qasja paqësore për ne përbën kërkesën parësore sepse dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor është një sfidë që ne duhet ta përballojmë me sukses.

Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që ne duhet të shtyjmë dhe që është pikërisht përshkallëzimi i çështjes në veri të Kosovës dhe duhet të gjithë ne të tregohemi sa më frytëdhënës, sa më konstruktiv dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. Në takimet që kam pasur, si në Prishtinë, por edhe në Beograd, kam nënvizuar nevojën për vijimësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me synim që të arrihet një zgjidhje tërësore”, u shpreh ministri i Jashtëm i Greqisë.

Gjatë dy ditëve të fundit, Nikos Dendias ka qenë për vizitë në Kosovë dhe Serbi. /tvklan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share