Haaland shton presionin te City, në dyshim për sfidën kundër Liverpool
Erling Haaland shton presionin te Manchester City. Dëmtimi i norvegjezit mund t’i kushtojë shtrenjtë kampionëve të Anglisë, të cilët mund të mos bazohen tek cilësitë e tij në ndeshjen e parë pas pushimeve prej kombëtareve. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Haaland është në dyshim për duelin e 1 prillit kundër Liverpool. Një përballje që mund të jetë edhe përcaktuese për sezonin e Manchester City, pasi i duhen 3 pikët për të mbajtur në presion kryesuesit e kampionatit, Arsenalin. Çdo gabim në këtë fazë mund t’i japë skuadrës së Artetës një epërsi vendimtare në garën për titull.
22-vjeçari nuk është bashkuar me kombëtaren për të shmangur rëndimin e dëmtimit, pasi do hidhte në erë këtë pikë të fazës. Deri më tani, ai ka shënuar 28 gola dhe dhënë 5 asistime në Premier league angleze, duke qënë një kërcënim kryesor për kundërshtarët. Kjo periudhë mund të shfrytëzohet prej Haaland dhe stafit mjekësor për t’u rikuperuar, gjithsesi, Guardiola duhet të gjejë zgjidhje alternative kundër “The Reds” nëse është e nevojshme. Për të zëvendësuar Haaland në majën e sulmit do të ketë një rivalitet mes Phil Foden dhe Riyad Mahrez.
Klan News