Demokratët japin mbështetjen për kandidaturën e Kamala Harris/ Konventa e partisë mblidhet më 19-22 Gusht

DEMOKRATET JAPIN MBËSHTETJEN PËR KANDIATUREN E KAMALA HARRIS

Në vetëm pak orë nga tërheqja për rizgjedhje e presidentit amerikan Joe Biden, fushata e Kamala Harris ka thyer rekord duke mbledhur 60 milionë dollarë. Demokratët kanë dhënë mbështetjen e tyre për Harris ndërsa Konventa e Partisë Demokratike që mblidhet në 19-22 gusht do të miratojë zyrtarisht kandidaturën për president.

Një total prej 60 milionë dollarësh fonde nga donatorët e vegjël arriti që të siguronte Kamala Harris për fushatën e saj, pasi presidenti amerikan Joe Biden u tërhoq nga gara.

Sipas gazetës “New York Times”, Kamala thyen kështu rekordin ditor donacioneve për Partinë Demokratike që nga zgjedhjet e kaluara. Donatorët kryesorë demokratë kanë dhënë gjithashtu mbështetjen e tyre pas Harris në vazhdën e vendimit të Biden.

Deri para se të tërhiqej nga gara fushata Biden-Harris arriti që të mblidhte rreth 91 milionë dollarë kontribute deri në fund të majit.Për shkak se emri Harris shfaqet në dokumentacionin e paraqitur për regjistrimin e fushatës, shumë ekspertë besojnë se fondet mund të transferohen drejt saj, nëse ajo fiton emërimin si kandidate zyrtare e Partisë Demokrate.

E teksa u tërhoq Biden do të kryejë pjesën tjetër të mandatit të tij, ai ka miratuar zëvendëspresidenten Kamala Harris që të zërë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike. Vendimi e vendos partinë në ujëra të paeksploruara, vetëm një muaj para Konventës Kombëtare Demokratike.

Presidenti Biden mori mbështetjen 3,896 delegatë në zgjedhejt brenda partisë. Kjo është më se e nevojshme tepër se shuma e nevojshme për të siguruar nominimin e partisë së tij. Por tani delegatët do t’u duhet të votojnë sërish gjatë konvetës së muajt të ardhshëm për të nominuar zyrtarisht një kandidat të ri.

Konventa Kombëtare Demokratike është planifikuar të fillojë më 19 gusht. Nëse Partia Demokratike nuk mblidhet për të mbështetur një kandidat të ri, kjo mund të krijojë skenën për një konventë të hapur për herë të parë që nga viti 1968.

Kandidatët do të kenë nevojë për të paktën 300 delegatë jo më shumë se 50 nga një shtet që emri i tyre të shfaqet në fletëvotim.Kjo do të thotë se delegatët do të jenë të lirë të vendosin për kë do të votojnë mes shumë kandidatëve. Do të ketë një raund fillestar votimi midis 3,900 delegatëve të zotuar, i cili përfshin votues që konsiderohen besnikë ndaj partisë Demokratike.

Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave pas këtij raundi të parë, atëherë do të zhvillohen më shumë raunde votimi. Këto raunde votimi do të përfshinin udhëheqës partie dhe zyrtarë të zgjedhur – të cilët do të votonin të gjithë derisa të zgjidhet një kandidat. Për të siguruar nominimin e partisë, një kandidati i nevojiten 1,976 vota delegate.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share