Demiri-Bomgartner: Franca është një mbështetëse e madhe e RMV-së në edukim dhe përvoja për forcimin e sektorit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, ka zhvilluar sot takimin e parë zyrtar me ambasadorin e Francës, E.T. Cyril Bomgartner, gjatë së cilës u diskutuan sfidat aktuale, reformat, por edhe aktivitetet që planifikohen të ndërmerren në periudhën e ardhshme në shëndetësinë publike.

Demiri e njoftoi ambasadorin franceze Bomgartner për politikat shëndetësore të cilat zbatohen në sektorin e shëndetësisë dhe gjithashtu diskutuan për perspektivën e vendit në BE. Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, duke pasur parasysh numrin e madh të mjekëve dhe profesorëve që janë shkolluar në Francë.

Theks i veçantë u vu në shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve, me qëllim forcimin e sektorit shëndetësor, si dhe rritjen e prezencës së Francës jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha vendet e Ballkan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share