Dëmi nga përmbytjet në Slloveni llogaritet të jetë mbi 500 milionë euro

Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se dëmi që ka prekur Slloveninë në këtë kohë përmbytjesh, do kalojë 500 milionë euro.

Një gjë e tillë u bë e ditur sot pas një takimi që zhvilloi lidershipi politik slloven, ku sipas index.hr, ata edhe u njohën me raportet e Mbrojtjes Civile dhe ministrive, përcjell klankosova.tv.

”Dëmi do të kalojë 500 milionë euro”, tha Golob për vlerësimin e parë të dëmeve, i cili theksoi se tashmë janë duke u përgatitur ndryshime ligjore, ndaj edhe qeveria do të mblidhet për të miratuar sa më shpejt një ligj ndërhyrjeje.

”Sllovenia po përballet me fatkeqësinë më të keqe natyrore në historinë e fundit”.

“Ne kemi treguar vullnetin dhe vendimin për të vepruar të bashkuar për të ndihmuar sa më shpejt qytetarët. Dyqanet me ushqime dhe teknologji do të funksionojnë, ku është e mundur, edhe të dielën”, u shpreh Golob tutje.

Përpjekjet për të mundësuar sërish jetën normale do të jenë të mëdha, paralajmëroi kryeministri slloven mes tjerash.

Atje janë dëmtuar kryesisht infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe qindra ndërtesa banimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share