Mbyllet magjistralja Makedonska Kamenicë – Dellçevë
Ekipe të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” janë duke punuar për të sanuar dëmtimet në rrugën magjistrale Makedonska Kamenicë – Dellçevë, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut që këtyre ditëve kapluan rajonin e Dellçevës, njofton KlanM.
Drejtimi rrugor është i mbyllur kurse trafiku është drejtuar përmes rrugëve alternative.
Autoritetet, sic njofton KlanM, thonë se pas përfundimit të punëve, rruga magjistrale Makedonska Kamenicë – Dellçevë në përdorim pritet të lëshohet të martën.
Në përbërje të delegacionit qeveritar në zonat e përmbytura në Dellçevë ka qëndruar edhe Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”
“Bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore që statistikisht ndodh shumë rrallë, por duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe asaj që shohim në vendin tonë dhe në fqinjësi, duhet të jemi të vetëdijshëm se gjëra të këtilla do të kemi gjitnjë e më shpesh dhe duhet të jemi të përgatitur në aspektin teknik”, tha Goran Markovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë në UKSHM
Në rajonin e Dellçevës, sic njofton KlanM, kanë qëndruar Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe Ministrja e Ambientit Jetësor, Kaja Shukova, të cilët nga Kryetari i Komunës së Dellçevës janë njoftuar për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe aktivitetet e ndërmarra për sanimin e tyre./KlanMacedonia