Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendësministri i Arsimit Agim Nuhiu, sot me rastin e gjashtëdhjetëvjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup në vitin 1963, vendosën lule të freskëta në Memorialin për viktimat e tërmetit në varrezat e Butelit.
Ky vit shënon 60 vjetorin e tërmetit katastrofal që ndodhi në Shkup më 26 korrik 1963. Në tërmet qyteti humbi shumë qytetarë, pësoi dëme të pariparueshme, por fitoi betejën me fatkeqësinë më të madhe natyrore.
Në këtë ditë, ne shprehim respektin e duhur për viktimat e tërmetit dhe shprehim mirënjohjen tonë të pamasë për të gjithë nga e gjithë bota që ndihmuan që qyteti të rindërtohet dhe të gjallërohet me një fytyrë të re.
Shkupi është bërë qytet solidariteti, i njohur për bashkimin e porosive botërore të ngushëllimeve dhe bashkëndjenja me dhimbjen dhe humbjen e bashkëqytetarëve tanë.
Ngushëllime për njerëzit që vdiqën në tërmet gjithashtu shprehën Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacionet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Qyteti i Shkupit, si dhe ambasadorët dhe delegacionet e misioneve diplomatike-konsullore në Maqedoninë e Veriut.
Me rastin e 26 korrikut, ditës së përkujtimit të tërmetit katastrofal, Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizojnë një program multimedial të titulluar simbolikisht “Shkupi në pesë dhe shtatëmbëdhjetë”, me të cilat përmes një sërë ngjarjesh kulturore do të përkujtohen kujtimet e pasojave të tërmetit katastrofal.