Delegacion i “Zërit të Amerikës” viziton Tv Klan Macedonia

Drejtori i Divizionit të Euro-Azisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj i shoqëruar nga Adam Gartner, drejtor i Marketingut pranë zyrës Rajonale për Euro-Azi dhe korrespodenti nga Shkupi, Isak Ramadani në kuadër të një vizite në Maqedoninë e Veriut qëndruan në Tv Klan Macedonia ku u pritën nga Kryeredaktori, Rean Saiti dhe redaktori Zekerija Mexhiti.

Gjatë takimit u vlerësua lartë roli i “Zërit të Amerikës” në promovimin e lirisë së shprehjes dhe në informimin e drejtë e objektiv të shqiptarëve ndër vite. Në takim Biberaj e çmoi lartë bashkëpunimin e Zërit të Amerikës dhe Klan Macedonia duke u zotuar në avancimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në takim u diskutuan sfidat aktuale që përballen gazetarët dhe mediat në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike të shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë, si dhe “betejat” e përditshme me lajmet e rrejshme dhe dezinformatat.

Mes tjerash u diskutuan edhe mundësitë e organizimit të trajnimeve dhe seminareve të ndryshme në SHBA të gazetarëve nga Maqedonia e Veriut. /KlanMacedonia/

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share