Del në shitje një qytet i braktisur në Australi

Qyteti Cossack, i vendosur në bregun e Australisë Perëndimore, është në shitje, njofton AMI. Njëherë e një kohë këtu jetonin dhe punonin shumë njerëz, të punësuar në industrinë e perlave, por me kalimin e kohës popullsia u shpërngul në qytete më të mëdha, përcjell KlanM.

Mbledhja e perlave filloi në vitet 1880 dhe deri në vitin 1895 kishte 57 anije që kishin më shumë se një mijë njerëz të punësuar.

Por ky qytet tani është pothuajse plotësisht i shkretë, kështu që ka vetëm dy banorë – Rhys Osterlund dhe partnerja e tij Shannon Erwin, të cilët drejtojnë një kafene. Qyteti është në pronësi të shtetit, i cili vendosi ta shesë atë. Është një sipërfaqe prej 22.2 hektarësh, me 12 pika referimi të mbrojtura dhe aty pranë ndodhet edhe ishulli Jarman.

Qeveria, siç përcjell KlanM, ende nuk e shpall publikisht çmimin, por përparësi kanë ata që duan të blejnë qytetin për zhvillimin e turizmit, me akomodim, kamping, kafene, galeri etj. Qëllimi është rindërtimi i qytetit dhe ruajtja dhe menaxhimi afatgjatë i vendit. Ofertat pranohen deri më 20 nëntor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share