Del në shitje “Ishulli i Dashurisë” në Kroaci

Mediat e huaja shkruajnë se do të ishte dhurata perfekte për Shën Valentin

Një pjesë e një ishulli unik në Kroaci në formë zemre, i quajtur nga turistët “Ishulli i Dashurisë”, është tashmë në shitje. Ishulli i pabanuar është një nga ishujt më të njohur në këtë shtet dhe një pjesë e tij po ju ofrohet blerësve të mundshëm.

Nuk ka hotele, vila apo restorante në ishull, por shumë të famshëm me jahtet e tyre luksoze shpesh frekuentojnë ishullin çdo verë.

Silvestro Kardum – Përfaqesues i pronarit: Nuk mendoj se ka një person të famshëm që ka qenë në detin Adriatik dhe nuk ka vizituar këtë ishull. Është ishulli i dashurisë, ndoshta ishulli më i bukur në Kroaci, dhe padyshim edhe më i njohuri. Beyonce festoi ditëlindjen e saj të 39-të këtu dhe çdo vit ajo qëndron për disa ditë, madje dhe javë. Michael Jordan ishte këtu vitin e kaluar, po ashtu edhe Jeff Bezos.

Mediat e huaja shkruajnë se “Ishulli i Dashurisë” do të ishte dhurata perfekte për Ditën e Shën Valentinit, megjithëse çmimin e tij mund të përballohet nga pak persona.

“Ishulli Galesnjak ka 142 mijë metra katrorë, nga të cilët shiten pak më shumë se 40 mijë metra katrorë dhe çmimi është 13 milionë Euro.”

Në vitin 2019, shkencëtarët nga Departamenti i Arkeologjisë i Universitetit të Zarës në Kroaci zbuluan gjurmë të njeriut që datojnë 7000 vjet më parë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share