Dekorata Jarosllavi i urtë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi (VIDEO)

Në kuadër të Samitit të parë ndërparlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë që mbahet në Zagreb, Kryetari i Verkhovna Radës (Parlamentit) të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, i ndau Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Dekoratën Jarosllavi i Urtë. Dekorata ndahet për merita të veçanta personale në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontribut të konsiderueshëm.

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në popullarizimin e shtetit ukrainas në botë. Krahas Kryetarit Xhaferi, këtë Dekoratë për merita e pranuan edhe kryetarët e Parlamenteve në vijim:

BAS- Kryetare e Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë;
VITEK – Mareshali i Sejmi-t të Republikës së Polonisë;
GARAHANI  – Kryetari i Storting-ut (Parlamentit) të Mbretërisë së Norvegjisë;
HROXHKI – Mareshali i Senatit të Republikës së Polonisë;
IREAN – Kryetari i Senatit të Parlamentit të Irlandës;
KELIN- Kryetare e Këshillit Nacional të Parlamentit Nacional të Konfederatës Zvicerane;
LARSHE – Kryetari i Senatit të Republikës Franceze;
MURNIESE  – Kryetare e Saeima-s (Parlamentit) të Republikës së Letonisë;
PELOSI – Kryetare e Dhomës Reprezentative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës;
RATAS – Kryetari i Riigikoku-t (Parlamentit) të Republikës së Estonisë;

ÇMILITJE – NIELSEN – Kryetare e Seima-s (Parlamentit) të Republikës së Lituanisë;
JANDROKOVIQ – Kryetari i Sabor-it (Parlamentit) të Republikës së Kroacisë.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share